Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nëpërmjet një postim në rrjetin e tij social Twitter, se në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Italisë, Antionio Tajani, i cili është dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas kryeministrit të Kosovës, ata kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë u takuam me zëvendëskryeministrin dhe MPJ të Italisë @Antonio_Tajani. E falënderova për përpjekjet e tij në promovimin e integrimit evropian për Ballkanin Perëndimor dhe diskutuam mënyrat e thellimit të marrëdhënieve tona ekonomike, përfshirë Forumin e ardhshëm Ekonomik Italian të këtij viti në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

.@MunSecConf, met with Deputy PM and MFA of Italy @Antonio_Tajani. I thanked him for his efforts at promoting European integration for the Western Balkans, & we discussed ways of deepening our economic relations, including this year's upcoming Italian Economic Forum in Kosova. pic.twitter.com/PXDuZ95JQS

— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2023

Kurti e ka falënderuar Tajanin për angazhimin që ky i fundi është duke bërë që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.