Kurti takohet sërish me Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon sot një tjetër takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit.

Ky është takimi i dytë brenda dy ditësh, pasi Kurti e Abdixhiku u takuan edhe dje, por të dy kanë konfirmuar se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Pas takimit, Abdixhiku të hënën deklaroi se në asnjë prej bisedimeve nuk ishte përmendur emri i presidentes aktuale, Vjosa Osmani.

“Neve nuk na ka ardhur askush me 15 nënshkrime për t’i kërkuar edhe 15 të tjera. Neve nuk na është propozuar asnjë emër për t’i kërkuar votat tona. Pra, në këtë fazë, nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt. Aq më pak ndaj zonjës Osmani”, ka thënë Abdixhiku.

Kujtojmë se 5 marsi shënon përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re të Kosovës.

Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues, vendi përballet me shpërndarje të Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Dy ditë para afatit, ende s’ka marrëveshje për presidentin

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika