Kurti takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Kasoulides

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ioannis Kasoulides. Biseda kryesore mes tyre ka qenë zhvillimet pozitive në Kosovë, rritja ekonomike, lufta kundër korrupsionit dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides

I pari i qeverisë, Albin Kurti është takur me Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides, të cilët kanë biseduar tema të ndryshme sa iu përket zhvillimeve në Kosovë.

Kryeministri ka folur për zhvillimet pozitive në Kosovë, rritjen ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ministri i Qipros, Kasoulides ka përgëzuar Kurtin për ndryshimet demokratike dhe stabilitetin e vendit, si dhe ai ka shprehur se Qipro ka për dëshirë të shtojë komunikimin dhe bashkëpunimin me Kosovën.

Takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides

Sa i përket temës së liberalizimit të vizave, ministri i Qipros ka pranuar se mbështet këtë çështje.

Kryeministri theksoi potencialin për lëvizje pozitive në raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Qipros. Ai potencoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dëshmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Zyra e kryeministrit njofton se: “Ky takim u realizua në kuadër të pjesëmarrjes së Kryeministrit Kurti, në Tryezën e Rrumbullakët organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian. Gjatë qëndrimit të tij atje, kryeministri po zhvillon takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

Përndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Tryezën vjetore të 26-të të The Economist. Gjatë qëndrimit të tij atje, zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

Kryeministri i Republikës së Kosovës gjatë takimit në Tryezën vjetore të 26-të The Economist, në Greqi

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika