Kurti takoi profesionistët nga komuniteti egjiptian

Në Ditën Memoriale të egjiptianëve, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim profesionistë nga komuniteti egjipitian

Kryeministri Albin Kurti me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,në takim me profesionistët nga komuniteti egjiptian

Në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim profesionistë nga ky komunitet.

Në takim ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të cilët kanë biseduar për pozitën e komunitetit egjiptian në shoqëri.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të këtij komuniteti.

Po ashtu, Kurti gjatë takimit ka potencuar nismat e Qeverisë që do të ndikojnë në rritjen e mundësive për edukim dhe punësim të komunitetit egjiptian.

Ai ka veçuar bursat për studime në Fakultetin e Edukimit dhe në drejtime të tjera të studimeve, si dhe hapin e rëndësishëm drejt realizimit të kuotës për punësim në institucione, vendimin për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve.

Gjatë takimit është vlerësuar puna e Qeverisë dhe është theksuar impakti që ka pasur në grupe të ndryshme në Kosovë.

Osmani: Fuqizimi i gruas është prioritet, komunitetet janë vlerë e shtuar e shoqërisë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika