Kurti takon ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim të paparalajmëruar me ambasadorët e akredituar të shteteve të QUINT-it. Radio Televizioni i Kosovës ka raportuar se ky takim tashmë ka përfunduar, derisa asnjë nga ambasadorët nuk ka pranuar të deklarohet për media. Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it pas takimit […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim të paparalajmëruar me ambasadorët e akredituar të shteteve të QUINT-it.
Radio Televizioni i Kosovës ka raportuar se ky takim tashmë ka përfunduar, derisa asnjë nga ambasadorët nuk ka pranuar të deklarohet për media.
Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it pas takimit që pati javën e kaluar në Bruksel, me kancelarin gjerman Scholz, presidentin francez Macron dhe kryeministren italiane Meloni.
Kurti do të takohet gjatë ditës me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, vizita e saj është një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të prezantuar më në detaje Planin për Rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Takimi me presidenten Osmani do të fillojë nga pra 13:15 në Presidencë. Po ashtu, pas takimit pritet të ketë edhe konferencë për shtyp.
Ndërkaq, me fillim nga ora 14:40 pritet të nisë takimi mes kryeministrit Kurti dhe Von der Leyen.















