Kurti takon ambasadorin e BE-së në Kosovë, diskutohet për sulmin terrorist në Banjskë e procesin e Berlinit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka diskutuar për hetimet që po zhvillohen rreth sulmit të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh përfaqësues special i BE-së, Tomas Szunyog.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate ka njoftuar se temë diskutimi ishte sulmi terrorist i datës 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës si dhe Procesi i Berlinit.

“Sulmi terrorist, paramilitar dhe kriminal i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, hetimet që po zhvillohen rreth synimeve dhe autorët e këtij sulmi, procesi i Berlinit në prag të samitit të radhës dhe përgatitjet e Raportit të Vendit, ishin temat kyçe të bisedës në takimin e sotëm”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Tutje, në njoftim theksohet se ambasadori Szunyog i shprehu edhe një herë ngushëllime kryeministrit, familjes Bunjaku dhe popullit të Kosovës, për heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku, rreshterin e Policisë i cili ra në detyrë, në mbrojtje të rendit, të ligjshmërisë, të kushtetutshmërisë, të sovranitetit shtetëror dhe të integritetit territorial.

“Ambasadori, më tej, e njoftoi kryeministrin Kurti për përgatitjet që Komisioni Evropian është duke i bërë në finalizimin e Raportit të Vendit për vitin 2023, i cili pritet të miratohet në pjesën e parë të muajit nëntor”, u tha më tej nga Zyra e Kryeministrit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika