Kurti takon ambasadorin e Katarit, diskutojnë për bashkëpunim tregtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe për mundësitë e investimeve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një delegacion nga Katari të kryesuar nga Ambasadori i Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar që ta rrisë bashkëpunimin tregtar me shtetin e Katarit dhe mirëpret investime të huaja.

Po ashtu, Kurti e ka njoftuar ambasadorin Al Marri për treguesit ekonomikë, me theks të veçantë rritjen ekonomike prej 10.53 për qind dhe rritjen e eksporteve prej 83 për qind. Ai ka thënë se Kosova synon të bëhet vend me ekonomi të orientuar nga eksporti.

Foto gjatë takimit nga Zyra e Kryeministrit

Ndërkaq, Kurti ka theksuar se Kosova është mundësi e mirë për investime të huaja.

“Me demokraci kualitative, sundim të ligjit, popullatë të re dhe fuqi punëtore të talentuar, Kosova është mundësi e mirë për investime të huaja”, ka deklaruar Kurti.

Ambasadori Al Marri ka thënë se Republika e Kosovës është shumë e rëndësishme për Katarin, teksa ka nënvizuar faktin që vizita e parë e këtij delegacioni në rajon po zhvillohet në Kosovë.

Gjithashtu, me ambasadorin Al Marri, Kurti ka diskutuar edhe për Fondin Sovran që do ta themelojë Kosova. Shkas për këtë ishte fakti që edhe Katari ka një Fond Sovran, kështu u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Foto gjatë takimit nga Zyra e Kryeministrit

Ndërsa, drejtori Rajonal i Zhvillimit të Biznesit për Evropën, Rusinë dhe Turqinë i shtetit të Katarit, Mubarak Abdulziz Al-Khulaifi, pjesë e delegacionit, ka thënë se janë të interesuar për investime afatgjate.

Kurti ka ftuar delegacionin që t’i shqyrtojë mundësitë për investime në Kosovë dhe që së bashku të ndërtojnë një urë ekonomike ndërmjet të dyja vendeve.

Gjithashtu, më 2 gusht, Kurti kishte pritur në takim Al-Marri, me të cilin edhe atëherë kishte diskutuar për rritje të bashkëpunimit në mes të të dyja shteteve.

Po ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte pritur në takim ambasadorin e Katarit, takim në të cilin ajo ka theksuar se Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për investime të huaja, ndaj ka kërkuar nga ambasadori që investitorët nga Katari ta shohin Kosovën si mundësi e investimeve eventuale.

Kurti falënderon ambasadorin e Katarit për përkrahjen e dhënë ndaj Kosovës

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika