Kurti takon Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, shpreh gatishmërinë për më shumë bashkëpunim kundër krimit të organizuar

Me Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, Catherine De Bolle, në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të rendit dhe Europol-it dhe suksesin e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kryeministri, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë ka takuar edhe Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, Catherine De Bolle

Kryeministri, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë ka takuar edhe Drejtoren Ekzekutive të Europol-it, Catherine De Bolle.

Kurti me të diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të rendit dhe Europol-it dhe suksesin e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai tha se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa sundim të ligjit, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për më shumë bashkëpunim me Europol-in kundër krimit të organizuar, me theks në luftën kundër kontrabandës, trafikimit të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe në siguri kibernetike.

“Gjatë dy viteve të fundit Policia e Kosovë ka zhvilluar 854 operacione policore, ku janë arrestuar 3202 persona, prej të cilëve 301 zyrtarë shtetërorë. Në dy vite qeverisje janë konfiskuar gjithsej 1.8 ton substanca narkotike, nga të cilat 400 kilogram në vitin 2021, si rezultat i operacionit të përbashkët me DEA-n amerikane dhe autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë, veçoi kryeministri”, thueht në njoftimin e zyres së Kryeministrit.

Kurti theksoi se Kosova është ngritur për 20 vende në dy vitet e fundit në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International, për 17 vende në indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufi, dhe për të dytin vit radhazi është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sundimit të ligjit sipas Projektit të Drejtësisë Botërore.

Ndërkaq, De Bolle, u shpreh e kënaqur me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2021 ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Europol, që ia mundëson Kosovës emërimin e një zyrtari të zyrës ndërlidhëse në Europol dhe krijon kanal të sigurtë të komunikimit dhe shkëmbimit të informacioneve. Po ashtu edhe me pjesëmarrjen, bashkëpunimin dhe kontributin e Policisë së Kosovës në aktivitete të përbashkëta me Europol-in dhe EMPACT. Me këtë të fundit, znj. De Bolle theksoi se bashkëpunimi është katërfishuar.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika