Kurti takon eurodeputetin Reuten: E rëndësishme që qytetarëve të Kosovës t’iu jepet perspektiva evropiane

Raportuesi në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Thijs Reuten ka përgëzuar Republikën e Kosovës për progresin në zbatimin e reformave të agjendës evropiane e politikat qeverisëse dhe jo vetëm. Ai ka thënë se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të iu jepet persepektiva evropiane

(Majtas) Raportuesi në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, eurodeputeti Reuten dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathtas)
(Majtas) Raportuesi në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, eurodeputeti Reuten dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (djathtas)

Hapi i marrë nga Kosova për aplikimin e antarësimit  në Bashkimin Evropian ishte temë e rëndësishme diskutimi në mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe eurodeputetin e njëherit, raportuesin në Parlamentin Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Thijs Reuten.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Reuten cilësoi si të rëndësishme mundësinë e dhënies së perspektivës evropiane qytetarëve të Kosovës.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e tij të vazhdueshme dhe të grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), ndaj vendit tonë në çështjen e liberalizimit të vizave, aplikimit për anëtarësim në BE, e rrugëtimit tonë të përgjithshëm evropian.Hapi i ndërmarrë nga ana e Kosovës përmes aplikimit për anëtarësim në BE ishte temë e rëndësishme e diskutimit, ku u theksua se ka qenë i natyrshëm, vullnet i qytetarëve dhe dëshmia e radhës e orientimit të vendit ndaj vlerave e standardeve demokratike e evropiane. Eurodeputeti Reuten tha se është e rëndësishme që qytetarëve të Kosovës t’iu jepet perspektiva evropiane dhe të ecet përpara drejt një procesi kredibil të bazuar në meritokraci e shënim të progresit”, thuhet në njoftim.

Reuten përgëzoi Republikën e Kosovës për progresin në zbatimin e reformave të agjendës evropiane e politikat qeverisëse e njhëherit, edhe përparimin e bërë në zhvillim ekonomik dhe sundimin e ligjit.

Pjesë e takimit qenë edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Takimi i Kurtit me Reuten realizohet në kuadër të vizitës zyrtare dyditore të Kurtit.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika