Kurti takon gjeneralin Clark, diskuton për reformat e qeverisë

Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjenerali Wesley K. Clark, është pritur nga kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

Të martën e 19 prillit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit, ku thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimin e ekonomisë dhe reformat e nisura nga qeveria.

“Duke biseduar për angazhimin e qeverisë ndaj perspektivës së re të energjisë, u tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të punojë drejt diversifikimit të burimeve energjetike të vendit dhe ruajtjen e sigurisë së furnizimit”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe gjenerali Wesley K. Clark.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Rexhepi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe investitorë të huaj.

Gjatë diskutimit, ministrja Rizvanolli ka folur për procesin drejt finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe planit të veprimit, për një tranzicion të drejtë energjetik për vendin.

Po ashtu, sipas njoftimit thuhet se është ritheksuar angazhimi i Qeverisë për të tërhequr investitorë që do të zhvillojnë kapacitete të reja energjetike që ofrojnë siguri të furnizimit.

Ndërkaq, Gjenerali Clark e uroi kryeministrin për të arriturat e deritanishme dhe shprehu mbështetje për synimet e qeverisë.

Gjenerali Wesley K. Clark është pritur në zyrën e Kryeministrit Albin Kurti

Ndryshe, më 24 mars të këtij viti  ish – komandant suprem i forcave të bashkuara të NATO-s për Evropën, Ëesley Clark, përmes një video-mesazhi i është drejtuar Kuvendit të Kosovës, e cila ka mbajtur një seancë solemne për nder të 23 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij kishte potencuar se për të është nder i jetës që pati mundësinë të ndihmojë ndalimin e spastrimit etnik të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe gjenerali Wesley K. Clark.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika