Kurti takon historianin e njohur britanik, Noel Malcolm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka takuar në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare, historianin e njohur, Noel Malcolm, i cili vjen nga Mbretëria e Bashkuar. I pari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se është i mahnitur me veprat e Malcolm. “Profili i tij është po aq mahnitës sa edhe vepra e tij e […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka takuar në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare, historianin e njohur, Noel Malcolm, i cili vjen nga Mbretëria e Bashkuar.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se është i mahnitur me veprat e Malcolm.
“Profili i tij është po aq mahnitës sa edhe vepra e tij e shkruar. Këtë e dëshmoi edhe filmi dokumentar për të”, ka thënë Kurti.
“Me mbresat më të mira nga dokumentari për të dhe me vlerësimet më të larta për veprat e tij historiografike, sonte patëm nderin e jashtëzakonshëm që ta mirëpresim në Prishtinë, Sir Noel Malcolm”, ka përfunduar kryeministri Kurti në Facebook.















