Kurti takon Hovenier dhe Hylan, diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë – SHBA

Kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, dhe drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland. Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në shumë fusha, dhe çështjet kyçe që presin Kosovën deri në përfundim të vitit dhe vitin e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takimet e së premtes i ka filluar me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, dhe drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland, së cilës i uroi mirëseardhje në Kosovë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit ata së bashku diskutuan për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet vendeve, bashkëpunimin në shumë fusha, dhe tema e çështje që na presin deri në përfundim të vitit dhe vitin që po vjen.

Po ashtu, siç thuhet në njoftim, një prej temave të diskutuara ishte edhe çështja e procesit të konvertimit të targave, nga i cili deri më tani mbi 4200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të Qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar ambasadorin Hovenier dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme përgjatë gjithë vitit.

“Vit ky që krahas zhvillimit dhe progresit ishte vit sfidues veçanërisht në aspektin e sigurisë për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës dhe strukturave kriminale të saj, që u përcoll me tensione, sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, institucioneve vendore e të gazetarëve në katër komuna në veri, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë, dhe sulmi terrorist e paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri i policor, tani Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet tutje në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika