Kurti takon Kovaçevskin, diskutojnë për projektin e rrugës Prizren-Tetovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kanë zhvilluar një takim bilateral.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit, ata kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe të dyja vendeve dhe projektet e përbashkëta, me theks të veçantë, për projektin e rrugës Prizren-Tetovë.

“Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe për mundësinë e organizimit të një forumi të përbashkët biznesi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika