Kurti takon kryetaren shqiptare të Komunës së Foçës në Izmir
Në Izmir, qytetin e tretë më të madh të Turqisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në takim edhe nga kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është me prejardhje shqiptare. Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka falënderuar kryetaren Saniye Bora Fıçı për pritjen […]
Në Izmir, qytetin e tretë më të madh të Turqisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në takim edhe nga kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është me prejardhje shqiptare.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka falënderuar kryetaren Saniye Bora Fıçı për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit tonë.
Së bashku ata diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës.
Gjithashtu, Kurti gjatë qëndrimit të tij në Turqi, u prit nga guvernatori i Izmirit, Dr. Süleyman Elban.
Kurti në Turqi pritet nga guvernatori i Izmirit, Süleyman Elban















