Kurti takon Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, flasin për projektin infrastrukturor që do lidhte Gjakovën me Shkodrën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Të njëjtit kanë diskutuar rreth projektit infrastrukturor që do lidhte Gjakovën me Shkodrën

Rëndësia e bashkëpunimit në mes qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës e një rrugë lidhëse në mes dy qyteteve ishin qendra e diskutimit në mes Kryeministrit Kurti dhe Kryetarit të Bashkësisë së Shkodrës, Benet Beci.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci gjersa ky i fundit shoqërohej nga nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi gjatë kohës së tij në Kosovë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, projektet infrastrukturore patën vend në bisedën në mes dy të lartëcekurve.

“Fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet këtyre dy qyteteve. Në këtë kontekst, u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika