Kurti takon liderët e Bosnjë dhe Hercegovinës, theksohet rëndësia e lëvizjes së lirë me letërnjoftime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Presidencës së Bosnjë -Hercegovinës dhe një nga anëtarët e saj, me të cilët ka theksuar nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Francë për Forumin e Paqes ka takuar edhe kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljko Komsiq, dhe anëtarin e Presidencës, Denis Beqiroviq.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Kurti i ka falënderuar për diskutimin dhe takimin, të cilin e ka vlerësuar si produktiv.

Po ashtu, Kurti ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, me një fokus të veçantë në lëvizjen e lirë me kartat e identitetit.

Gjithashtu, ai ka shprehur synimin për të eksploruar dhe thelluar bashkëpunimin në mes të dy shteteve në të ardhmen.

“Faleminderit Kryetarit të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljko Komsiq, dhe anëtarit të Presidencës, Denis Beqiroviq për një takim produktiv. Diskutuam për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit—posaçërisht në lëvizjen e lirë me kartat e identitetit—dhe eksploruam bashkëpunim të mëtejshëm”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Kryeministri Kurti, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Brigitte Macron, është ftuar në edicionin e gjashtë të Forumit të Paqes në Paris.

Më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika