Kurti takon McGurk, flasin për të drejtat e komuniteteve dhe sundimin e ligjit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk. McGurk e uroi Kurtin për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, njofton Dukagjini. Sipas […]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk.
McGurk e uroi Kurtin për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike.
Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit.
Kurti e falënderoi Ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.















