Kurti takon ministrin e Jashtëm çek, e falënderon për mbështetjen që vazhdon t’i japë Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t'i jap Kosovës

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të mërkurën në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak.

Në fillim të takimit, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti i ka uruar mirëseardhje përsëri në Kosovë ministrit Dvorak pas më shumë se dy dekadave.

Ai e ka njoftuar ministrin çek Dvorak për zhvillimet e fundit, progresin demokratik të evidentuar edhe sipas raporteve ndërkombëtare, rritjen e shënuar në indikatorët ekonomikë, arritjet e politikat kryesore të qeverisë dhe fushat me prioritet, sipas tij, të këtij viti.

Kurti ka thënë se ministri Dvorak është mik i vjetër i Kosovës që ka ndihmuar në rindërtimin e Istogut dhe Gjakovës pas luftës.

“Me kënaqësi të mirëpres ministrin çek për Çështjet Evropiane, Martin Dovrak, mik i vjetër i Kosovës që ndihmoi në rindërtimin e pasluftës të qyteteve të Istogut dhe Gjakovës. Kosova ka përparuar shumë që atëherë dhe ne jemi përgjithmonë mirënjohës për kontributet e miqve”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Kurti mes tjerash e ka falënderuar ministrin Dvorak për punën dhe angazhimin e tij të madh në një periudhë të vështirë për vendin tonë.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak.

Gjithashtu, kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për Republikën e Çekisë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, përfshirë këtu kontributin e Çekisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë përmes misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit (EULEX), përkrahjen përmes votës në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tash së fundmi rolin e saj në procesin e suksesshëm të liberalizimit të vizave.

Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, u shpreh i lumtur për vizitën dhe mikpritjen, sa edhe për ndryshimet dhe zhvillimin në vend nga koha kur shërbente në Kosovë.

Ai ka deklaruar se Çekia është mbështetëse dhe mike e afërt e Kosovës dhe e integrimit të saj euroatlantik.

Së bashku diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shtete, me theks tek mundësitë e avancimit të tyre.

Martin Dvorak kishte shërbyer si administrator i komunës së Istogut dhe Gjakovës ndërmjet vitit 1999-2002.

Kryeministri në këtë takim ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj, kryetarja e Grupit të Miqësisë me Republikën e Çekisë, Arjeta Rexhepi dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, ministri çek Dvorak po ashtu u mirëprit dhe nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, me të cilin zhvilluan një konferencë të përbashkët për media.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika