Kurti takon ministrin Frej: Izraeli e konsideron të rëndësishme forcimin e lidhjeve me Kosovën

Gjatë takimit midis kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrit të Bashkëpunimit Regjional të Izraelit, Esawi Frej, është thënë se Izraeli e konsideron të rëndësishme forcimin e lidhjeve me Kosovën.

Sipas njoftimit të qeverisë, thuhet se në këtë takim është rikonfirmuar gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin.

“Ministri Frej shprehu vullnetin për thellim të bashkëpunimit në aspekt ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Ai shprehu interesimin e investitorëve izraelitë për investime në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Derisa i përcolli përshëndetjet e kryeministrit izraelit, Naftali Bennet, ministri Frej ka thënë se për Izraelin është e rëndësishme që t’i mbajë dhë forcojë lidhjet me Kosovën.

Po ashtu, ai ka shprehur vullnetin për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare, teksa shprehu interesimin e investitorëve izraelitë për investime në Kosovë.

“Jemi të hapur për mundësi të reja dhe së bashku do të arrijmë suksese”, është shprehur Frej.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka theksuar potencialin në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, duke veçuar digjitalizimin si një nga objektivat në programin e qeverisë.

“Duke folur për zhvillim e ekonomisë dhe reformat e nisura, kryeministri theksoi se qeveria synon ndërthurjen e rritjes ekonomike me drejtësi sociale. Rritja ekonomike prej 10,53%, do të shpërndahet te qytetarët, nëpërmjet masave si këto të sotmet. Rritjen që e arrijmë bashkë do ta shpërndajmë te të gjithë”, ka thënë Kurti.

I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lidhur me aktivitetet e përbashkëta në kuadër të vizitës së delegacionit të shtetit të Izraelit dhe projektet e bashkëpunimit të iniciuara në mes të dy vendeve, ministri Krasniqi, veçoi marrëveshjet për binjakëzimin e tri komunave të Izraelit dhe tri komunave të Kosovës, si dhe ndihmën për spitalin pediatrik dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara.

Ai tha se fushat e bashkëpunimit janë të shumta dhe se ato do të konkretizohen në plane të përbashkëta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika