Kurti takon një nga udhëheqëset e BERZh-it, flasin për disa projekte të vitit 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka takuar drejtoreshën e përgjithshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, me të cilën ka diskutuar disa projekte prioritet të vitit 2024

Kryeministri Albin Kurti dhe drejtoresha e përgjithshme e BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe.

Kryeministri i Kosovës, Albin​ Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë takuar drejtoreshën e përgjithshme të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, drejtorin e BERZH-it në Kosovë, Sergey Maslichenko si dhe zëvendësdrejtorin e BERZH në Kosovë, Arianit Blakaj.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutuan tetë projektet aktuale që Qeveria e Kosovës është duke i zbatuar në bashkëpunim me BERZH, siç është projekti për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Ferizajt si dhe projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u diskutuan disa nga projektet prioritare për vitin 2024, përfshirë ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërtimin e rrugëve rajonale, projektin e sinjalizimit dhe telekomunikimit për Linjën 10 hekurudhore, si dhe projekte të tjera që fokusohen në sektorin e energjisë dhe atë të ujërave.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti e ka falënderuar përfaqësuesit e BERZH-it për përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e këtyre investimeve, sidomos në avancimin e kapaciteteve për shfrytëzim të energjisë së ripërtritshme.

Në anën e saj, drejtoresha Ruhe e ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm duke ritheksuar vazhdimin e mbështetjes së BERZH për jetësimin e projekteve të shumta infrastrukturore, të telekomunikimit, energjisë dhe mobilitetit urban.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika