Kurti takon policin që u plagos në veri: Me të këtillë zyrtarë qëndron shteti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në policin që u plagosë gjatë mbrëmjes të së enjtes në veri të Kosovës. Kurti tha se “Ekrem Neziri, politika që është bërë në veri të Kosovës, është operuar me sukses në QKUK”. Sipas të parit të Qeverisë, Neziri “Vullnetin e kishte të fortë, kurse mirë. Me të […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në policin që u plagosë gjatë mbrëmjes të së enjtes në veri të Kosovës.
Kurti tha se “Ekrem Neziri, politika që është bërë në veri të Kosovës, është operuar me sukses në QKUK”.
Sipas të parit të Qeverisë, Neziri “Vullnetin e kishte të fortë, kurse mirë. Me të këtillë zyrtarë qëndrojnë shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen.
Policia e Kosovës, të enjten në mbrëmje në veri, është sulmuar nga një grup kriminal i armatosur me armë të gjata, me ç’rast një polic ka mbetur i plagosur.
Polici, i cili ishte plagosur në kraharor, sipas QKUK-së, është pranuar për trajnim të mëtejmë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i lënduar mbrëmë, është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marrë trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse, kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale”, thuhet në njoftimin e tyre.















