Kurti takon presidentin e Maltës, kërkon ndikim në vendet mosnjohëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e 23 tetorit është takuar me presidentin e Maltës, George Vella, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Maltës, George Vella





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e 23 tetorit është takuar me presidentin e Maltës, George Vella, të cilit i ka kërkuar bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe ndikim në shtetet që nuk e njohin Kosovën.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit thuhet se teksa i uroi mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti është shprehur falënderues për mbështetjen në kohë të vështira për vendin dhe mirënjohës për njohjen, përkrahjen në organizata ndërkombëtare, në veçanti gjatë procesit të anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Maltës me Republikën e Kosovës.

“Kryeministri shtoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Maltës duhet të shoqërohen me bashkëpunim edhe më të shtuar në fushën e ekonomisë dhe të shkëmbimeve tregtare, teksa theksoi edhe rolin e rëndësishëm që Malta mund ta luajë në raport me disa shtete mosnjohëse dhe integrimin e mëtejmë të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Maltës, George Vella

Gjatë këtij takimi, Kurti e ka njoftuar Vellam për qeverisjen dhe progresin në vend, indikatorët ekonomikë dhe arsyet se pse Kosova paraqet mundësi të mirë për investitorë të huaj.

Siç theksohet në njoftim, duke iu referuar të dhënave mbi trendin pozitiv të eksporteve, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova synon të bëhet ekonomi dhe vend i orientuar drejt eksportit, ndërkaq duke iu referuar raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterëve pa Kufi dhe Projektit të Drejtësisë Botërore (WJP) tha se imazhi i vendit është përmirësuar shumë.

Në anën tjetër, Vella ka thënë se mbështetja e Maltës për Kosovën ka qenë përherë e sinqertë dhe se do të vazhdojë të jetë e tillë edhe më tej.

“Ajo mbështet plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës, konsideron se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në anëtarësimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare dhe me vendet mosnjohëse. Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk kanë kufij”, është shprehur ai.

Në takim po ashtu është folur edhe për bashkëpunimin rajonal, Procesin e Berlinit, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ballafaqimin me krizën evropiane energjetike dhe sigurinë e rajonit e të kontinentit pas agresionit të paprovokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.





Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika