Kurti takon të dërguarën britanike për Ballkanin Perëndimor: I shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
Kryeministri, Albin Kurti, ka takuar të mërkurën të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe të sigurisë, marrëdhëniet Kosovë-Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës. Ai e ka falënderuar Pierce për […]
Kryeministri, Albin Kurti, ka takuar të mërkurën të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe të sigurisë, marrëdhëniet Kosovë-Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Ai e ka falënderuar Pierce për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen britanike për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Sot u takova edhe me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Biseduam për zhvillimet politike e të sigurisë, marrëdhëniet Kosovë–Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë.















