Kurti takon zëvendëspresidenten e Zvicrës, diskutojnë për bashkëpunim në mbrojtje dhe ekonomi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën e 18 janarit, është takuar me zëvendëspresidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e Ekonomisë, Guy Parmelin, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin që Zvicra ka dhënë për Kosovën dhe për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë.

“U theksua rëndësia e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona dhe kontribuojnë në ekonominë e të dyja vendeve. U bisedua për mundësitë për më shumë bashkëpunim në ekonomi dhe mbrojtje. Me theks të veçantë u bisedua edhe për shkëmbim të përvojave në teknologji të informacionit dhe edukim”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti, po ashtu, ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane.

Ndryshe, kryeministri Kurti është takuar edhe me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka theksuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për hapat e ardhshëm në dialog.

Pos kësaj, ata diskutuan edhe për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale.

“E nisa ditën time në Davos në Forumin Ekonomik Botëror, me një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Folëm për hapat e ardhshëm në dialog, për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, shkroi Lajçak.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika