Kurti: Të dhënat mbi popullsinë na ndihmojnë në orientimin e politikave për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të dhënat mbi popullsinë do të ndihmojnë në orientimin e politikave për shërbime më të mira për qytetarët

Pamje nga takimi i ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me kryetarët e komunave, 5 prill 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë në procesin e regjistrimit të popullsisë, duke theksuar rëndësinë e të dhënave për orientimin e politikave të ardhshme.

Duke iu drejtuar kryetarëve të komunave, Kurti ka theksuar nevojën për një partneritet të fortë mes Agjencisë së Statistikave dhe autoriteteve lokale për të siguruar suksesin e procesit.

“Regjistrimi i popullsisë ekonomive familjare dhe i banesave në Republikën e Kosovës ka filluar sot. Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, si edhe kushtet e jetesës dhe nivelin e edukimit, do të na ndihmojnë në hartimin e politikave që ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët. Ne si qeveri, ju si komuna, dhe çdo institucion tjetër i Kosovës duhet të bashkëpunojmë ngushtë për të garantuar suksesin e këtij procesi kyç”, theksoi Kurti.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në pyetësor janë përfshirë pyetje rreth dëmeve nga lufta e viteve 1998-1999, duke theksuar nevojën për të dokumentuar dëmet ekonomike dhe njerëzore për të ndihmuar në adresimin e nevojave të popullit të Kosovës.

“Me frymë të bashkëpunimit, ju ftoj që të angazhohemi së bashku për të kontribuuar në këto dy procese kaq të rëndësishme për Republikën tonë, për historinë tonë dhe për të ardhmen tonë”, ka shtuar Kurti.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte do të fillojë procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, dhe në rast refuzimi, qytetarët mund të penalizohen në shumën nga 30 euro-2.000 euro për person.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika