Kurti të enjten pret në takim emisarin Stuart Peach

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 5 janarit do ta presë në takim emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të Dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, të enjten e pesë janarit do ta vizitojë Kosovën.

Ai do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës së kryeministrit ku theksohet se takimi do të zhvillohet në orën 16:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Këtë vizitë e kishte paralajmëruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo kishte potencuar se në pjesën e parë të janarit Kosovën do ta vizitojnë emisarët e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës.

“Po besoj që në pjesën e parë të janarit do të vijnë në Kosovë dhe po besoj që të gjitha këto shqetësime që i kemi, t’i sqarojnë. Emisarët e Gjermanisë dhe Francës, por që besoj që në atë takim do t’u bashkohet edhe emisari i ShBA-së, sepse për ne prezenca e Shteteve të Bashkuara është esenciale në këto takime”, kishte deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika