Kurti: Të gjithë duhet të angazhohen që çdo grua e vajzë të jetojë pa dhunë e frikë

Kreu i Ekzekutivit, Albin Kurti, ka në Lansimin e Programit të Kryerësve të Dhunës, ka thënë se çdo vajzë e grua ka të drejte të jetojë pa dhunë, pa frikë dhe pa u kërcënuar dhe kjo sipas tij, duhet të jetë angazhimi i të gjithëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë marrë pjesë në Lansimin e Programit të Kryesve të Dhunës.

Kryeministri Kurti ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen që çdo grua dhe vajzë të jetojë pa dhunë e frikë.

“Çdo vajzë e grua ka të drejte të jetojë pa dhunë, pa frikë dhe pa u kërcënuar. Çdo vajzë dhe grua ka të drejtë të jetojë e lirë. Kjo është bindja ime e thellë dhe angazhimi ynë. Është angazhim i të gjithë neve. Këtë synim e kemi në Kushtetutën tonë, e kemi në ligje. Krahas rehabilitimit psiko-social, për ata që kanë kryer dhunë ndaj grave dhe vajzave, synimi përfundimtar është krijimi i një mjedisi të sigurt për të mbijetuarat”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se po investojnë duke siguruar që viktimat e dhunës të kenë kushtet e nevojshme për ta rindërtuar jetën e tyre.

“Ne nuk mund të kthejmë kohën mbrapsht për krimet që kanë ndodhur, por mund t’iu ofrojmë mbështetje viktimave e t’i parandalojmë krimet për të ardhmen e për këtë po investojmë duke siguruar se viktimat e dhunës i kanë burimet e strukturat e nevojshme për ta rindërtuara jetën e tyre”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se kanë rritur financimin për strehimoret mbi 100 për qind në vitin 2023. Po ashtu, ai ka shtuar se është bërë avancimi, pasi në kodin Penal dhuna ndaj grave cilësohet vepër penale.

Krejt kjo, sipas tij, me qëllim që të plotësohet baza ligjore që ia mundëson dhunuesit të shpallet fajtor për dhunën në familje.

“Është e rëndësishme një viktimë të mos e përfundojë jetën normale pas atij krimi. Kemi rritur financimin shërbimin e strehimoreve mbi 100 për qind në vitin 2023. E filluar reformën për qendrën punë sociale. Andaj, ne po vazhdojmë të përmirësojmë kornizës ligjore dhe mekanizmat që shërbejnë për mbrojtën e grave. E kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në Kodin Penal”, është shprehur ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dhuna ndaj grave nuk është çështje private dhe nuk duhet të konsiderohet asnjëherë si e tillë, raporton EO.

Ajo ka kërkuar që dhuna të raportohet.

“Qeveria e Republikës së Kosovës për herë të parë është angazhuar për adresimin e dhunës ndaj familjes dhe grave. E kemi thënë disa që dhuna ndaj grave nuk është çështje private dhe nuk duhet të konsiderohet asnjëherë si e tillë, është çështje e drejtave të njeriut, është çështje sociale politike shëndetësore, po ashtu është ekonomike, prandaj si institucion do të vazhdojmë që ta kryejmë punën tonë që çdo grua të këtë jetë të dinjitetshme, të vazhdojë pa dhunë atë që ia garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Franak Power, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës, ka thënë se qëllimi kryesor i programeve të tilla është minimizimi i numrit të viktimave të dhunës.

“Kur bëhet fjalë në mënyrë specifike për një tjetër çelës, autorët, neni 16 i Konventës thotë se palët duhet të marrin legjislacionin e nevojshëm, ose masa të tjera për të krijuar, ose mbështetur programe që synojnë të mësojnë autorët e dhunës në familje, të adoptojnë sjellje jo të dhunshme në marrëdhëniet ndërpersonale me synimin për të parandaluar dhunën e mëparshme dhe ndryshimin e modeleve të sjelljes së dhunshme”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika