Kurti të martën pret në takim Lajçak-un

Të martën me fillim nga ora 09:00 kryeministri, Albin Kurti, do të takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: Zyra e Kryeministrit)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e  6 dhjetorit do të presë në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet më fillim nga ora 09:00.

Ndërsa, Lajçak gjatë të hënës së 5 dhjetorit ishte në Serbi, ku u takua me presidentin e serb, Aleksandër Vucic.

Ata kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe problemet, me të cilat, po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.

Kështu bëri të ditur, Vuçiq më 5 dhjetor, në profilin e tij në Instagram, pas takimit që pati me Lajçakun në Beograd.

“E theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe kushteve më të mira, për jetën e të gjithëve qytetarëve”, ka shkruar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Albina Kelmendi dhe familja do të performojnë në natën e...

Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Albina Kelmendi me familje me këngën “Duje”, do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11...

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Më të lexuarat

‘Rikthehet’ analisti Dardan Gashi në Debat Plus me sondazh të...

Analisti Dardan Gashi, është rikthyer në emisionin Debat Plus në RTV Dukagnini, pasi kishte lëshuar debatin në mënyrë demostrative pas shfaqjes së një sondazhi...

“Takimi sekret” Kosovë-Serbi në Zvicër, u mbajt një javë pas...

Përfaqësuesit kosovarë dhe ata serbë kanë zhvilluar “takime sekrete” në Zvicër, lidhur me situatën mes të dyja vendeve. Kështu ka raportuar ditë më parë mediumi...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, 25-vjeçari nga Kosova...

Një 25-vjeçar nga Kosova është ndaluar në Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Policia njofton se i riu me inicialet J. D,...

Të fundit nga rubrika