Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë për media këtë të hënë në ora 15:00.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.

Ende nuk dihet tema e kësaj konference, por ajo vjen në një moment të tensionuar politik, vetëm pesë ditë para skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.