Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar qëndrimin e tij lidhur me debatin për shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste.
Kurti deklaroi se një hap i tillë nuk është në kompetencë të qeverisë, por është përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të drejtësisë.
Kurti theksoi se Lista Serbe, në aspektin formal-juridik, është një parti politike e regjistruar dhe se qeveria nuk ka autoritet për ta etiketuar si organizatë terroriste.
“Lista Serbe është parti politike. Ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, por ndërkombëtarët nuk i shpallën. Ata nuk i shpallen, dhe unë besoj se ne e kemi mirë. Qeveria nuk ka të drejt ta shpall një parti politike organizatë terroriste.
Për dy organizatat e tjera ne kishim organogram se kanë anëtarë terrorist. Por me Listën Serbe, nuk mundemi sepse Prokuroria dhe Gjykata duhet të sjell drejtësi”, ka thënë Kurti në Kanal10.
