Kurti thotë se mbi dy vjet qeverisje, në Kosovë mbizotëron sundimi i ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përgjatë dy viteve qeverisjeje, falë punës së institucioneve përkatëse, në Kosovë ka mbizotëruar sundimi i ligjit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Pavarësisht kritikave ndaj sistemit të drejtësisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përgjatë dy viteve qeverisjeje, falë punës së institucioneve përkatëse, në Kosovë ka mbizotëruar sundimi i ligjit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka shkruar mbi “sukseset” e qeverisë aktuale në raport me ligjshmërinë.

“Dy vjet e gjysmë qeverisje e sundimit të ligjit. Me mbi 1000 operacione kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, Policia e Kosovës ka arrestuar mbi 3800 persona për vepra të rënda penale, në mesin e cilëve mbi 300 zyrtarë publikë. Ajo sot ka 850 policë të rinj nga radhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend. Falë punës së institucioneve të sigurisë, janë lokalizuar dhe shkatërruar 16 laboratorë të drogës, prej tyre nëntë në veri të vendit. Në total, në dy vjet e gjysmë, në gjithë territorin e Republikës, janë konfiskuar 2.2 ton substanca narkotike”, shkroi ai.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se janë mbi 14 milionë euro të sekuestruara nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave.

“Dogana e Kosovës ka konfiskuar mall me vlerë prej 30.6 milionë euro, kurse vlera e parandaluar nga ana e Doganës së Kosovës në fushën e ekonomisë joformale, është mbi 90 milionë euro”.

Po ashtu, sipas tij, në bashkëpunim me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë mbyllur gjashtë, respektivisht dy rrugë ilegale, përgjatë kufijve përkatës që ndajmë me këto dy shtete.

“Ndërkaq, në mënyrë të njëanshme, në pjesën veriore të Republikës deri më tani janë mbyllur 24 rrugë ilegale të cilat përdoreshin për kontrabandë, trafikim dhe kalim ilegal të kufirit nga struktura të krimit të organizuar.  Janë ngritur nëntë stacione të reja policore për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit. Deri në vitin 2021 nuk kishte asnjë të tillë. Janë shkatërruar gjashtë laboratorë për prodhimin e kriptovalutave. Vlera e narkotikëve dhe pajisjeve të laboratorëve të drogës arrin deri në 40 milionë euro.  Ligjshmëri. Shërbim. Siguri”, shkroi Kurti.

May be an image of text that says '850 police të rinj. 32 rrugë ilegale të mbyllura, prej tyre 24 në veri të vendit. 16 laboratore të drogës të shkatërruara, 9 prej tyre në veri. 6 laboratore per prodhimin kriptovalutave të shkatërruara, në veri. Mbi 2.2 ton substanca narkotike të konfiskuara. Deri në 40 milionë euro vlera monetare drogës dhe pajisjeve në laboratorët droges në veri. 9 stacione policore per mbikeqyrjen dhe kontrollin e kufirit. Mbi 14 milionë € të sekuestruar nën dyshimin keqperdorimeve dhe shpälarjes sẽ parave. 30.6 milione Euro mall konfiskuar nga operacionet Doganës sẽ Kosoves.'

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika