Kurti thotë se Qeveria ka rritur buxhetin për arsim 12 për qind

Në margjinat e Edu Kamp 2022, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka potencuar se kjo qeveri ka rritur buxhetin për arsim për 12 për qind, duke bërë arsimin publik falas për nivelin baçelor dhe master

FOTO: ZKM, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prani të nxënësve nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Franca dhe Maqedonia e Veriut, dhe ligjërues nga e gjithë Evropa mori pjesë në hapjen e Kampit veror ndërkombëtar 2022.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Edu Kamp 2022, organizohet nga shoqata gjermane Education Unlimited, e bashkëfinancuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës dhe ndihmuar nga gjimnazi Loyola.

“Ky kamp veror, për 83 të rinj nga 5 vende të ndryshme, është mundësuar sepse të gjithë ne që jemi sot këtu, e njohim dhe e çmojmë vlerën e një shoqërie të arsimuar mirë”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka theksuar se çdo njeri duhet t’i ketë të drejtat e njëjta, “ndërsa Qeveria angazhohet me punë që në shoqëri të gjithë t’i kenë edhe mundësitë e njëjta”.

Kryeministri ka potencuar se për këtë synim, Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për arsim për 12 për qind, duke bërë arsimin publik falas për nivelin baçelor dhe master.

Po ashtu, Kurti ka thënë se kjo qeveri ka ndarë mbi tre mijë bursa për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit.

“Për mbyllje të hendekut gjinor, janë ndarë 1.365 bursa për vajzat dhe gratë studente të fushave STEM. 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe nxitjen e djemve për të ndjekur profile deficitare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se janë ndarë 957 kuponë për maturantë të shkollave profesionale, për të ndjekur kurse të teknologjisë së informacionit; tekste shkollore në gjuhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend, 150 mijë euro për bursa për nxënësit e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 milionë e 5 mijë euro për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional.

“Për të mbyllur hendekun e shkathtësive, ka filluar pilotimi i arsimit dual në katër profile nga viti shkollor 2022/2023, për muratorë, floktarë, asistentë të hotelerisë dhe kuzhinier; Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore – 1.7 milionë euro, nga të cilat përfitojnë rreth 300 mësimdhënës”, thuhet tutje.

Duke uruar për organizimin e këtij kampi veror dhe duke u dëshiruar mbarësi, kryeministri e ka përmbyllur fjalimin, duke theksuar se dashuria për dijen dhe shkencën, do të thotë dashuri për njerëzimin dhe zhvillimin.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika