Kurti thotë se SHBA-ja dhe BE-ja po sillen “shumë butë” ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Bashkimin Evropian dhe ShBA-në për qasjen e tyre "shumë të butë" ndaj Serbisë, duke kërkuar që ato t'ia vendosin një ultimatum për sanksione ndaj Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregohen shumë të buta ndaj Serbisë, duke shtuar se asaj duhet t’i caktojnë një ultimatum për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Në një intervistë për “Financial Times”, Kurti ka theksuar se Beogradi duhet të rreshtohet kah Perëndimi, për t’i ofruar Kosovës siguri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Sapo që Serbia t’i vë sanksione Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata mund të tregojnë se duan të integrohen në BE, dhe Serbia pa Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit. Atëherë do të mund të besoja se në thelb duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Serbia duhet të tregojë përkushtim ndaj integrimit në BE, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ndaluar përpjekjet për t’u ulur në “tre ose katër stola”.

Kryeministri Kurti ka refuzuar të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, por ka insistuar se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen.

Kurti gjithashtu ka potencuar se ka dallime strategjike me aleatët euroamerikanë “kur bëhet fjalë për strategjitë, operimet dhe taktikat në terren në njërën anë, dhe kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë”, por sipas tij, jo në vlera dhe parime.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika