Kurti u bën thirrje bizneseve që të bashkëpunojnë me Qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bizneseve që ta forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, u ka bërë thirrje bizneseve vendore më konkurruese, shoqatave të biznesit të vazhdojnë bashkëpunimin me Qeverinë.

Kryeministri Kurti ka theksuar se Qeveria e suksesshme e ndihmon sektorin privat, e sipas tij, konkurrueshmëria ekonomike “do të sjellë prosperitet dhe mirëqenie”.

“U bëj thirrje bizneseve tona më konkurruese, shoqatave të biznesit dhe projekteve të financuara nga donatorët që ta vazhdojnë të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Së bashku ne mund të zhvillojmë plane strategjike dhe operacionale që rrisin investimet e huaja direkte, eksportet dhe nxisin zhvillimin efektiv të biznesit”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, një dialog publik privat i strukturuar mirë mund ta transformojë ekonominë e vendit.

“Një dialog i fuqishëm publik privat forcon besimin ndërmjet sektorit privat dhe atij publik, besimi është armatura në themelin tonë ekonomik dhe me të mund të ndërtojmë edhe gjera të mëdha, pa të edhe punët më të mira dështojnë. Përmes dialogut ne identifikojmë njësitë e zhvillimit të sektorit privat, duke rritur investimet e huaja direkte, duke shtuar eksportet dhe duke ngritur konkurrencën e përgjithshme të bizneseve kosovare”, ka theksuar ai.

Mes të tjerash, ai ka theksuar se është e rëndësishme edhe fuqia punëtore, pasi, sipas tij, nëpërmjet edukimit profesional që synon plotësimin e nevojave të sektorit privat, po krijojnë një të ardhme më të sigurt për të gjithë.

“Ne duam që qytetarët tanë të jenë të përgatitur mirë dhe konkurrues pikërisht këtu në Kosovë. Duke krijuar mundësi të vlefshme punësimi, ne përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me fitimet, ka të bëjë me njerëzit”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika