Kurti u bën thirrje qytetarëve të aplikojnë për “Çmimet e Vullnetarizmit”
Kryeministri Albin Kurti ka folur për angazhimin vullnetar të qytetarëve të Kosovës dhe për rëndësinë që ka. Në një postim në Facebook, ai ka ftuar të gjithë që bëjnë vullnetare të aplikojnë për Çmimet e Vullnetarizmit. Afati për aplikim është deri më 30 shtator 2024. “Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e […]
Kryeministri Albin Kurti ka folur për angazhimin vullnetar të qytetarëve të Kosovës dhe për rëndësinë që ka.
Në një postim në Facebook, ai ka ftuar të gjithë që bëjnë vullnetare të aplikojnë për Çmimet e Vullnetarizmit.
Afati për aplikim është deri më 30 shtator 2024.
“Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim. Ju bëj thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që të nominoni të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”, ka thënë Kurti.















