Kurti u premton kryetarëve të komunave rritje të buxhetit: 200 milionë euro më shumë se Qeveria e kaluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryetarët e komunave, ku kanë diskutuar për nivelin lokal dhe iniciativat e Qeverisë. Në fjalën hyrëse të takimit, ai u premtoi rritje të buxhetit për 200 milionë euro më shumë se Qeveria e kaluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, gjatë takimit me kryetarët e komunave të Kosovës, u ka premtuar rritje të buxhetit komunal për vitin e ardhshëm, duke arritur vlerën prej 742 milionë euro, që siç ka thënë ai, është gati 200 milionë euro më shumë se nga vlera e ndarë e Qeverisë së mëparshme.

“Komisioni i Granteve mbajti një takim të rëndësishëm, në të cilin, u miratua ndarja e granteve për komuna për periudhën 2024-2026. Buxheti i përgjithshëm komunal për vitin e ardhshëm arrin vlerën prej 742 milionë euro, që i bie gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komuna gjatë kësaj qeverisjeje sesa asaj të mëparshme. Që do të thotë se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror, por edhe financat, që presin të konkretizohen përmes një bashkëpunimi mes të gjithë neve”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ky buxhet është dëshmi se komunat e kanë vëmendjen e Qeverisë dhe se do të vazhdojë përkrahja ndaj tyre.

Gjatë fjalës hyrëse, Kurti u ka uruar mirëseardhje të veçantë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave në veri të vendit, të cilët i janë bashkuar takimit për herë të parë.

“Takimet koordinuese në mes të nivelit qendror dhe atij lokal janë takimet ku ka më së shumti përfaqësues të qytetarëve, e rrjedhimisht edhe temat, të cilat trajtohen janë më të dobishmet dhe kanë fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka thënë Kurti.

Siç ka raportuar Zyra e Kryeministrit, kryeministri ka theksuar se lajm i mirë për Kosovën është kandidimi i vendit tonë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

“Një ngjarje e tillë, përveç se mundësi e mirë për të përmirësuar infrastrukturën publike, ajo paraqet një platformë ideale për afirmim të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Për këtë arsye, Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm një projekt i sektorit të sportit. Ato duhet të shikohen si projekt zhvillimor shtetëror dhe mobilitet për rininë tonë”, ka deklaruar Kurti.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror, por edhe financat që pritet të konkretizohen mes bashkëpunimit të tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika