Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku do të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të. Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se Kurti do të ketë edhe takime gjatë vizitës në Poloni. “Në kuadër të saj, sonte në mbrëmje ai është ftuar […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku do të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025, edicioni i 10-të.
Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se Kurti do të ketë edhe takime gjatë vizitës në Poloni.
“Në kuadër të saj, sonte në mbrëmje ai është ftuar në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski”, thuhet në njoftim.















