Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Armeni.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, në Yerevan, Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse.

Ai, po ashtu, do të jetë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue.