Kurti udhëton për në Mbretëri të Bashkuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar

Albin Kurti (foto nga arkivi)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar.

Si thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave “Chatham House“.

“Shqetësimet e sigurisë nuk janë të reja për kombet e Ballkanit Perëndimor. Është një rajon që ka përjetuar paqëndrueshmëri të vazhdueshme etnike, fetare dhe politike, si dhe cenueshmëri ndaj efekteve të luftës në Ukrainë. Ndërsa këto vende kanë kaluar tranzicionin e tyre politik dhe ekonomik, rreziqet mbeten për qeveritë e tyre dhe Evropën”, thuhet në përshkrimin e panelit, ku do të marrë pjesë Kurti, teksa pritet të diskutohet se cilat janë sfidat e sigurisë me të cilat përballet Ballkani Perëndimor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika