Kurti udhëton për në Mynih të Gjermanisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kjo u bë e ditur nga zyra e Kryeministrit ku u theksuar se Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë. Konferenca e Sigurisë në Mynih ka […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Kjo u bë e ditur nga zyra e Kryeministrit ku u theksuar se Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë.
Konferenca e Sigurisë në Mynih ka filluar punimet sot dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt. Në këtë konferencë marrin pjesë 40 krerë shtetesh dhe qeverish dhe rreth 100 ministra.















