Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ai do të marrë pjesë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Fillimisht do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti.

Ndërkaq,sipas njoftimit nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal”. Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa.

Me këtë rast, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.