Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi për vizitë zyrtare në Austri.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë vizitës dy-ditore, mes tjerash, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.
Po ashtu, thuhet se ai do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).