Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë së re, ka folur për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Kurti tha se Kosova po pret vendimin e Gjykatës Speciale, i cili pritet të shpallet të mërkurën.

Ai deklaroi se lufta dhe rezistenca e popullit të Kosovës kanë qenë, sipas tij, të drejta dhe çlirimtare, duke shprehur shpresën që edhe aktgjykimi të jetë në përputhje me këtë qëndrim.

“Pas 2 ditësh, Kosova ne të gjithë presim vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për drejtuesit e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi Jakup Krasniqi Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli. Për ne është gjithçka e qartë: populli i Kosovës rezistenca dhe lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare, dhe kundrejt një pushtuesi. I cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Besojmë e urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre e pronë familjeve”,”, tha Kurti.