Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti u ka uruar besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar.

“Me fat muaji i Ramazanit! Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit. Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.  Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin!  Agjërim të lehtë e të pranuar.  Paqja qoftë mbi ju!”, ka deklaruar ai.