Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnham për zgjedhjen e tij si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar.
Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka thënë se pret vazhdimin e bashkëpunimit të afërt ndërmjet dy qeverive në fusha me interes të përbashkët.
“Pres të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë të qeverive tona në një gamë të gjerë vlerash dhe prioritetesh të përbashkëta, përfshirë promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe aleatëve të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, ka shkruar Kurti.
Many congratulations to the United Kingdom’s new Prime Minister, @andyburnham. I look forward to continuing our governments’ close cooperation on a wide range of shared values and priorities, including promoting trade and investment, defending democracy against the malign…
— Albin Kurti (@albinkurti) July 20, 2026