Kurti uron kryeministrin e ri Sunak: Mezi pres të bashkëpunojmë për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Rishi Sunak për emërimin e tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Ai ka theksuar se do t'i forcojë marrëdhëniet dypalëshe me Sunak, dhe se do të punojnë bashkë për t'i promovuar vlerat e këtyre dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka uruar Rishi Sunak, për emërimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka thënë se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuara janë aleatë dhe kanë parime të përbashkëta.

“Urime për Rishi Sunak, me emërimin e tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Si aleatë të gjatë, Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë parime dhe prioritete të përbashkëta”, ka thënë Kurti në postimin e tij.

Tutje, Kurti ka theksuar se mezi po pret të bashkëpunojë me kryeministrin Sunak.

“Mezi pres të punoj me kryeministrin Sunak, për t’i forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për t’i promovuar vlerat tona të përbashkët”, ka shkruar Kurti.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika