Kurti uron qytetarët për Krishtlindjen ortodokse: Kjo festë është rikujtim për mirënjohje, dashamirësi dhe devotshmëri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes. Në urimin e tij përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve. Sipas tij, përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.
Në urimin e tij përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve.
Sipas tij, përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë.
“Qytetarëve tanë të komunitetit serb të besimit ortodoks që festojnë sipas kalendarit julian, Gëzuar Krishtlindjen! Kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve. Festën e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, lumturi dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve, që frymëzim i kanë mësimet e Jezu Krishtit. Përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë. Ta festoni gëzuar Krishtlindjen në familjet tuaja!”, shkroi Kurti.















