Kurti uron ShBA-në për përvjetorin e pavarësisë

"..Gati 200 vjet pas vdekjes së Jefferson-it, ende punojmë palodhshëm për t'ia plotësuar dëshirën e fundit. Deklarata e Pavarësisë e Republikës së Kosovës, e shekullit XXI, përveçse ngjarje politike nga aspirata historike e popullit tonë, është frymëzuar prej të njëjtave ideale në të cilat u bazuan Jefferson dhe bashkëthemeluesit e tij në shekullin XVIII", ka shkruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për 248-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, duke kujtuar Thomas Jefferson – autorin kryesor të Deklaratës së Pavarësisë, i cili më vonë shërbeu si presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga 1801 deri në 1809.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se edhe deklarata e Pavarësisë së Kosovës është frymëzuar prej të njëjtave ideale në të cilat u bazuan Jefferson dhe bashkëthemeluesit e tij.

“Më 24 qershor 1826, Thomas Jefferson shprehu një dëshirë të fundit: që Deklarata e Pavarësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta frymëzonte edhe pjesën tjetër të botës që ‘t’i thyejë prangat’ dhe ‘t’i pranojë bekimet dhe sigurinë e vetëqeverisjes’. Jefferson vdiq vetëm 10 ditë më vonë, më 4 korrik, në ditëlindjen e 50-të të vetë shtetit të cilin kishte ndihmuar ta themelonte. Gati 200 vjet pas vdekjes së Jefferson-it, ende punojmë palodhshëm për t’ia plotësuar dëshirën e fundit. Deklarata e Pavarësisë e Republikës së Kosovës, e shekullit XXI, përveçse ngjarje politike nga aspirata historike e popullit tonë, është frymëzuar prej të njëjtave ideale në të cilat u bazuan Jefferson dhe bashkëthemeluesit e tij në shekullin XVIII”, ka shkruar Kurti.

“Prej vendvotimeve në mbarë botën, deri te fushëbetejat patriotike të Ukrainës plot guxim, le të vazhdojmë, gjithsecili, të bëjmë pjesën tonë në këtë përpjekje të përbashkët dhe të pafund: për ta mbajtur gjallë “Frymën e ’76-ës”, si për veten, ashtu edhe për brezat e ardhshëm. Gëzuar 4 Korrikun”, ka vijuar ai.

ShBA feston sot 248-vjetorin e pavarësisë

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika