Kurti uron shtetin shqiptar: Edhe Kosova do të përfitojë nga rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë në negociatat e anëtarësimit në BE. Ai shprehu mbështetjen për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe theksoi se Kosova do të përfitojë nga përvojat e këtij procesi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap para për të gjithë rajonin

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shprehu mbështetjen e tij për procesin integrues të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e meritokracisë dhe reformave në këtë rrugëtim.

Ai gjithashtu theksoi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do të ketë ndikim pozitiv edhe për Kosovën.

“Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar.

I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi.

Bashkimin Evropian e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona. Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika