Kurti uron Taravarin: Shqiptarët në rajon kanë nevojë për subjekte që kontribuojnë me demokratizim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të subjektit politik “Aleanca për Shqiptarët”, Arben Taravarin

Arben Taravari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Arben Taravarin, kryetarin e sapozgjedhur të subjektit politik “Aleanca për Shqiptarët”.

Ky urim i Kurtit vjen në emër të tij, si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE, dëshiroj t’ju uroj për zgjedhjen tuaj në krye të subjektit politik ‘Aleanca për Shqiptarët’”.

Sipas Kurtit, shqiptarët në rajon kanë nevojë për subjekte që kontribuojnë me demokratizim, qeverisje të mirë dhe luftë kundër korrupsionit.

“Koha jonë moderne vetëm kështu e mundëson realizimin e aspiratave kombëtare. Uroj që Aleanca për Shqiptarët të njohë sukses me udhëheqjen tuaj, nën shembullin e rritjes së madhe që arriti edhe gjatë udhëheqjes së Ziadin Selës”.

“Paraardhësi juaj, Dr. Ziadin Sela, ashtu si edhe vetë ju, na jeni gjendur pranë në shumë aktivitete e fushata të Lëvizjes sonë në Kosovë dhe për këto ju jemi shumë mirënjohës. Si subjekt, jua dimë për faleminderit dhe e çmojmë shtrenjtë bashkëpunimin me ju”, shtoi ai.

Ndryshe, Taravari ishte zgjedhur ushtrues i detyrës së kreut të partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut “Aleanca për Shqiptarët”.

Taravari kishte marrë drejtimin e partisë pas tërheqjes së Ziadin Selës, i cili para Kuvendit Qendror kishte bërë të ditur se do të tërhiqet nga pozita e shefit të partisë, por jo edhe nga politika.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika